Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

MAPO ROZE/ Klinti Çollaku: Ja frika ime më e madhe

by mapo.al
10/11/2018
in ShowBizz
0

Pasionin për muzikën e ka zbuluar relativisht herët. Ka qenë nga ata fëmijë që mosha nuk i pengon për të përballuar sfida dhe emocione, por iniciativa është ajo që i karakterizon më së miri. E kemi fjalën për Klinti Çollakun, këngëtarin tashmë të afirmuar të muzikës ‘Pop’, fituesin e kompeticionit muzikor ‘The Voice of Albania’. Në intervistën e zhvilluar me ne, Klinti ka ndarë detaje nga jeta e tij e përditshme, edukimin, vizionin, dhe padyshim rrugën që ka ndjekur për t’u bërë i famshëm. Për Klintin, fama nuk është gjithçka, por një aset që të bën të njohur për publikun, ndërsa në fund ti je po i njëjti në shpirt, në karakter dhe në parime.

Si e kuptoi Klinti se muzika ishte rruga që duhet të ndiqte? 

Ishte diçka që më ka ndjekur, që sapo fillova të konceptoj dhe më ngacmonte gjatë gjithë kohës.

Angazhimet tuaja në muzikë kanë filluar qysh herët, nga 2011 kur morët pjesë tek ‘Gjeniu i vogël 4’. Sa ju ndihmoi ky kompeticion për t’u integruar në botën e muzikës dhe televizionit?

Gjeniu ishte një sprovë shumë e madhe, sepse u përballa që fëmijë me televizionin dhe emocionet dhe sigurisht që më dha vetëbesim.

Si ka qenë impakti i parë i Klintit me skenën? Po tani a ju ngjall emocion apo besimi tek talenti ju fal siguri para publikut? 

Gjithmonë ka dhe do të ketë emocione, është e pamundur që të zhduken, sepse kjo na bën të quhemi artistë.

Në vitin 2015 keni marrë pjesë në ‘Top Fest 12’ me këngën ‘Je ti’. Sa sukses pati kjo këngë në raport me pritshmëritë tuaja? 

Ishte një pjesëmarrje e pamenduar mirë dhe s’është se bëri ndonjë impakt të madh në krahasim me pritshmëritë.

‘The Voice’ është një program shumë rigoroz dhe konkurrenca midis pjesëmarrësve realitivisht e fortë. Kush ka qenë shtysa më e madhe për të marrë pjesë në të? Si e përkufizon këtë eksperiencë? 

‘The Voice’ ka qenë gjithmonë ëndrra ime. I kam ndjekur të gjitha edicionet dhe vetëm aty mund ta imagjinoja veten, askund tjetër. Është eksperienca më e bukur e jetës sime.

A ka pasur një çast kur Klinti ka thënë: ‘Nuk do ia dal dot’? Çfarë të motivonte pastaj për të vazhduar para? 

Ka pasur, ka dhe do të ketë. Gjithmonë kemi momente dobësie, por e vetmja forcë, që na motivon për të vazhduar, është pasioni për të kënduar dhe për të thënë gjithmonë diçka përmes këngës.

Vitin e kaluar rrëmbyet një nga çmimet e produksionit me këngën ‘Më s’më gjen’ në spektaklin ‘Kënga Magjike’, si dhe u renditët i gjashti në finalen e madhe, gjë që është një arritje e madhe për një këngëtar të ri. Sa e vështirë ishte të merrnit këto rezultate në një festival ku konkurrentë janë emra të njohur të skenës, me një eksperiencë shumëvjeçare?

Do të thoja që s’bëra asgjë më shumë se vetëm sa dhashë maksimumin tim në skenë dhe kuptova që nëse punon fort gjithmonë arrin të marrësh frytet e punës tënde.

Sa e keni ndier mbështetjen e publikut gjatë konkurrimit tuaj? Duke ditur se në këtë spektakël shpesh krijohen polemika mes artistëve, si ka qenë raporti juaj me konkurrentët e tjerë? 

Publiku ka qenë gjithmonë mbështetja ime më e madhe, më ka vlerësuar shumë. Për sa i përket konkurrentëve shumica prej tyre e vlerësuan këngën time dhe pata një raport të mirë me një pjesë të mirë, nga ku krijova dhe miqësi të ngushta.

Pse këtë vit nuk do ju shohim në skenën e këtij festivali, ndërkohë që hera juaj e parë rezultoi një sukses? A jeni lodhur nga konkurset apo jeni duke u marrë me projekte të tjera? 

Mendoj se dua të mbetem me shijen e mirë nga ai festival, ndaj nuk e di kur do të rikthehem sërish, por patjetër që kam shumë projekte të tjera.

Aktualisht studioni në ‘Universitetin Europian të Tiranës’. Sa prezent jeni nëpër leksione dhe cilat janë rezultatet tuaja akademike, ndërkohë që në anën tjetër keni një jetë artistike që kërkon impenjime dhe orë të gjata provash? A e shihni universitetin si një mundësi për të ardhmen apo si diçka të cilën tashmë e frekuentojnë të gjithë duke mos dashur që as ju të mos bëni përjashtim? 

Unë jam gjithmonë prezent nëpër leksione dhe seminare. Edhe pse kam pasur shumë angazhime e kam gjetur kohën dhe kam arritur të mbaj një balancë dhe rezultate shumë të mira. Do thoja që meritë e madhe u shkon edhe pedagogëve të ‘UET’, të cilët na e bëjnë më të lehtë gjithçka, sepse janë shumë humanë dhe të kuptueshëm.

Por cila është jeta personale e Klintit përtej skenës dhe dyerve të universitetit? A e keni gjetur gjysmën tuaj apo karrierën e konsideroni primare? 

Është shumë herët për ta cilësuar si gjysmën time, por nuk jam vetëm. Normalisht që karriera zë një vend shumë të rëndësishëm, por në një moment apo një tjetër s’mund të braktisim as jetën personale, e cila në fund të ditës na bën të jemi ne, njerëz normal përtej skenës.

Cila është frika juaj më e madhe? Po dashuria më e madhe? 

Frika ime më e madhe është të mos punoj në profesionin që dua në të ardhmen. Dashuria më e madhe familja dhe kjo është e padiskutueshme!

Çfarë do të donit të kishit bërë ndryshe në jetë ? A ka pasur shanse të cilat i keni humbur ose nënvlerësuar? 

Realisht, ka pasur, por fatmirësisht të pakta. Jam i bindur se nuk do ndryshoja shumë gjëra, sikur të mund të ktheja kohën.

Cili është vizioni i Klintit për të ardhmen?

Dua të projektoj diçka dhe të jem inspirim për shumë të rinj. Pra, dua të jem imazh, jo vetëm këngëtar, sepse këngëtarë dhe artistë kemi shumë, por imazhe për t’u ndjekur, pak.

Tags: IntervistaKlinti ÇollakuMapo Rozëmuzika

JU SUGJEROJME

Eurovision fshin foton e Ronela Hajatit, reagon këngëtarja
ShowBizz

Ronela Hajati tregon momentin më të vështirë në karrierë

14/05/2022
Deklarta e fortë e komedianit: Mund t’ju besoni të gjitha grave, përveç Amber Heard
ShowBizz

Deklarta e fortë e komedianit: Mund t’ju besoni të gjitha grave, përveç Amber Heard

14/05/2022
Spanja, i pari vend në Europë që gratë mund të bëjnë pushim gjatë ciklit menstrual
ShowBizz

Spanja, i pari vend në Europë që gratë mund të bëjnë pushim gjatë ciklit menstrual

14/05/2022
Adrola Dushi, urim special Adis Patushit për lidhjen me Fifin
ShowBizz

Adrola Dushi, urim special Adis Patushit për lidhjen me Fifin

14/05/2022
Next Post
Macron dhe Merkel tek vagoni që urrente kaq shumë Hitleri

Macron dhe Merkel tek vagoni që urrente kaq shumë Hitleri

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In