Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

MAPO ROZE/ Vis Zhuka: ‘Çunat e OTR më kanë respektuar dhe ndihmuar shumë’

by mapo.al
01/12/2018
in Kryesore, ShowBizz
0

Muaji gusht i vitit 2017 do të ishte një ogur për inicimin e hapjes së faqes më të pëlqyer të momentit me titullin “Comedia Dibrane” nga djali me origjinë nga Dibra, Vis Zhuka. Sot në llogarinë e tij në Instagram Visi numëron 107 mijë ndjekës, të shoqëruara për çdo video me komente nga më pozitivet. Sipas tij, çdo gjë nisi nga asgjëja, nuk ishte diçka e paramenduar, por thjesht ishte frymëzuar nga një faqe tjetër me titullin ‘The Albania Comedy’. Prej disa kohësh ai është vendosur në Angli, megjithatë para disa muajsh iu desh të rikthehej dhe një herë në Shqipëri. Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në vendlindje, e pamë të shoqëruar me shumë artistë të mirënjohur të estradës si Stine, Olti Curri, Dafi Derti dhe anëtarët e grupit ‘OTR’, Noizy dhe Varrosi etj. Të gjithë këto personazhe, megjithëse nuk mbetën të vetmit, kanë ofruar vazhdimisht mbështetje për të. Videot dhe mesazhet që ai transmeton prekin çështje aktuale në Shqipëri dhe vështirësitë që hasin emigrantët në vendet e huaja. Ai u shpreh ekskluzivisht për herë të parë për ‘Gazetën Mapo’ për fejesën, kthimin në Shqipëri dhe arsyen e rikthimit në Angli sërish etj.

Si është Visi i vërtetë larg Instagramit dhe videove që krijon për të bërë shqiptarët për të qeshur?

Unë jam një tip i thjeshtë, jo mendjemadh le të themi, rrethohem nga shoqëria ime më e ngushtë pothuajse çdo ditë dhe videot që krijoj bazohen te gjërat e kohës ato që ndodhin momentalisht.

Si lindi ideja për të hapur një faqe, e cila sot është bërë mjaft e njohur për tematikat që trajton dhe humorin që përcjell te të gjithë ne?

Nuk është se më lindi ndonjë ide, por frymëzimi im për të hapur këtë faqe ishte nga ‘The Albania Comedy’. Unë e provova dhe publiku më adhuroi dhe gjeta shumë mbështetje.

Ku e gjeni frymëzimin për të realizuar memet, që për një pjesë të shqiptarëve janë bërë shumë familjare? 

Frymëzimin e gjej te gjërat që ndodhin çdo ditë në vendin tonë dhe bazohem në to, disa raste janë barsoletat që di unë dhe kështu domethënë vijon çdo gjë.

A keni ndonjë përfitim monetar për “views” që siguroni nga shikimet e pafundme të 107 mijë followers-ave?

Jo, nuk kam asnjë përfitim, thjesht e bëj sepse më pëlqen edhe gëzohem shumë kur marr komente pozitive dhe kurrë nuk marr komente negative ose fyerje dhe ofendime.

Cila është ajo gjë që do t’ju pengonte për të realizuar videot që ne sot shohim dita ditës?

Do më pengonte ndonjë fatkeqësi në familje ose te njerëzit që unë i dua dhe për gjakun tim.

Këtë vit që ju u kthyet në vendlindje ju pamë në krah të këngëtarëve të mirënjohur të estradës në Shqipëri dhe artistëve të tjerë. Si e keni arritur këtë gjë, vetëm falë llogarisë në Instagram apo shkak ka qenë ndonjë personazh që e kishit mik prej vitesh?

Jo, me këngëtarët e estradës shqiptare jam njohur nëpërmjet Instagramit dhe më kanë respektuar jashtë mase domethënë nuk është se kam ndonjë mik prej vitesh, i cili mund të më ketë ndihmuar.

Ju kemi parë shpesh të mbështesni Noizyn bashkë me grupin e tij. Si janë marrëdhëniet me ‘OTR’? Pse pikërisht ata? Ngaqë jeni patriotë me njëri-tjetrin apo ka diçka më shumë?

Noizyn edhe gjithë çunat e ‘OTR’ i njoh që në Angli, edhe me muzikën e Noizyt jam rritur, normal e kemi dhe nga Dibra, por janë real dhe jo fake si disa nga estrada shqiptare dhe pse jo ‘OTR’ kur ato më kanë respektuar dhe ndihmuar.

Ju kthyen në Shqipëri apo erdhët vetë? Kjo ishte një enigmë që për shumë fansa të juaj nuk mori përgjigje për sa kohë ju nuk dhatë një shpjegim. A mund të na tregoni çfarë ndodhi realisht?

Në Shqipëri më kthyen sepse isha pa dokumentacionin e nevojshëm edhe ishte një fatkeqësi që më ndodhi, sepse godita me grusht një punonjës të policisë, i cili ishte ‘civil undercover’ dhe mendova se ishte thjesht një njeri i thjeshtë kjo është arsyeja.

Pse u kthyet prapë në Angli? Çfarë nuk ju mbajti këtu në vendlindje që zgjodhët të largoheshit sërish?

Në Angli erdha përsëri sepse ishte një person që më ka ndihmuar shumë edhe nuk mund ta lija vetëm.

Po unaza që mbani në gishtin tuaj nënkupton që jeni angazhuar me dikë momentalisht? Nga është vajza, e njohët në Dibër?

Unaza që mbaj në gisht është e fejesës sime. Vajza nuk është dibrane, por me origjinë është nga Gjirokastra, lindur dhe rritur në Greqi, dhe me të po bëj gati 3 vite së bashku, por vitin e fundit u fejuam. Ajo është ‘My half of my heart’. Faleminderit dhe juve për intervistën.

Tags: Comedia DibraneIntervistaMapo RozëVis Zhuka

JU SUGJEROJME

Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Plagoset me armë 39-vjeçarja në Vlorë
Kronika

Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë

15/05/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

15/05/2022
Next Post
MAPO ROZE/ Arjena Duçi: Njihuni me ‘Trëndafilin e egër’

MAPO ROZE/ Arjena Duçi: Njihuni me ‘Trëndafilin e egër’

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In