Aktualitet

Mapo siguron foton – Autori me armë në dorë para se të vriste Mehmet Qemën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 11/05/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo, ka siguruar foto nga momentet e fundit të 27-vjeçarit Mehmet Qema. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Mapo, viktima është i ulur në tavolinë bashkë me katër të rinj të tjerë.






Ndërkohë, autori i  dyshuar i krimit, Marjus Dema, është në këmbë me armë në dorë pak çaste përpara se të qëllonte të riun në gjoks.


27-vjeçari Mehmet Qema u dërgua në spital nga shokët e tjerë në QSUT ku edhe ndërroi jetë. Ndërsa autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia së bashku me 5 persona të tjerë.





Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim për moskallëzim krimi janë shpallur;
Erlind Peka, 27 vjeç
Bralid Aga, 23 vjeç
Blerim Hoti, 28 vjeç
Frenkli Myftari, 29 vjeç
Xhuljano Koçi, 19 vjeç.



Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës. Motivet e sakta të ngjarjes ende nuk dihen.



LEXO EDHE: 

Kush është i riu që u vra në Tiranë, zbulohet edhe autori i dyshuar

174



CLOSE
CLOSE
Pas