MAPO siguron foton e armëve moderne të zbuluara në një magazinë në aksin Elbasan-Papër. Armët janë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme si shtatë kallashnikovë, shotgun, një pushkë, pesë pistoleta si dhe disa fishekë.
Dyshohet se ato janë përdorur në disa vrasje që kanë ndodhur në Elbasan, por edhe në Sqhipëri. Armët ndodhen në laboratorin kriminalistik për të zbuluar gjurmë gishtash. Gjetja e këtyre armëve mund të zbardh disa ngjarje kriminale në Elbasan, ku përfshihet edhe vrasja e avokatit Ravik Gurra dhe vrasja e 3-fishtë që ndodhi ditët e vitit të ri, ku u vra Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë.
Burime për MAPO saktësuan se armatimet i përkasin një grupi të fuqishëm kriminal dhe me mjaft influencë në qytetin e Elbasanit. Detajet e hetimit pritet të bëhen të ditura nga policia dhe prokuroria orët në vijim.
LEXO EDHE:
RENEA aksion në Elbasan, zbulon një magazinë me armë moderne