Personi në foto është biznesmeni Niko Goro, i cili u ekzekutua sot me armë zjarri në Himarë.
51-vjeçari dyshohet se u ekzekutua për shkak borxhesh.
Niko Goro u vra me 5 plumba, ndërsa nga atentati mbeti e plagosur edhe motra e tij, gjendja e së cilës paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i krimit, Kliti Leka, u arrestua në kohë rekord nga blutë e Himarës, rreth një orë pas shpalljes në kërkim.
Dinamika e ngjarjes
51-vjeçari Goro u qëllua mëngjesin e sotëm ( në orën 08:55) me pesë plumba nga Leka, i veshur me kapuç dhe maskë.
Atentatori dyshohet se ka zbritur nga një furgon me tre persona duke qëlluar pesë herë drej biznesmenit, për t’iu drejtuar sërish mjetit, e për t’u larguar nga skena e krimit.
Biznesmeni Goro ishte pranë supermarketit të së motrës, në zonën e njohur si “Markata”, kur Leka u afrua për ta vrarë.
Mendohet se biznesmeni ishte vendosur prej kohësh në shënjestër.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/zbulohet-motivi-i-vrasjes-se-biznesmenit-niko-goro/