Aktualitet

Mapo siguron foton – Kush është Gentian Qarri, viktima e atentatit në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 06/02/21 |
mapo.al

Personi në foto, është Gentian Qarri, i cili u ekzekutua këtë mbrëmje në Vlorë.





Gjithçka lidhet me të shkuarën e errët të viktimës, pasi ka qenë i dënuar mbi 10 vite për drogë në Itali.


Pas kryerjes së dënimit në shtetin fqinj, Gentian Qarri prej 3 vitesh është kthyer në Vlorë dhe ishte martuar.




Aktualisht, 40 vjeçari punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit për drogë, pista e hetimit është përqëndruar tek larja e hesapeve.


Skema e ekzekutimit


Dyshohet se autorët, të veshur me kapele dhe maska kanë qëlluar ndaj Qarrit 20 herë nga një automjet në lëvizje.

Mësohet se nga të shtënat, disa plumba e prekën Qarrin në gjoks. Ai u dërgua fillimisht me urgjencë në spital, ndërsa nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Autorët e ruanin Qarrin, ndërsa pritën momentin teksa ai po lëvizte në këmbë në lagjen ’29 nëntori’ për t’a qëlluar.

Lexo edhe :  Gjithçka pas një sherri, kush janë autorët e vrasjes në Dibër (EMRAT)

40-vjeçari mësohet se po shkonte drejt banesës së tij. Pas të shtënave me breshëri, autorët janë larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE: 

Atentati në Vlorë- E shkuara e errët e viktimës dhe skema e autorëve

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas