Mapo siguron foton e shënjestrës së atentatit të sotëm pranë Piramidës, në Tiranë.
Ky që shihet më sipër është Behar Sefer Sofia, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me dy plumba me një armë tip silenciator në rrugë, pasi konsumoi një kafe në lokalin e një qendre tregtare në rrugën e Elbasanit.
66-vjeçari, i cili ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës, gëzon rekorde kriminale. Kjo krijon shteg për të menduar se, vrasja e tij nuk vjen nga një konflikt i çastit.
Behar Sefer (Sofia) njihej me nofkën “Padroni i Drogës”, për shkak të aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve.
Sa i takon autorit të atentatit në zemër të kryeqytetit, ende nuk është identifikuar dhe kapur. Policia sakaq vijon punën në vendngjarje, për rënien në gjurmët e tij.
LEXO EDHE:
Ekzekutimi i “Padronit të Drogës” në Tiranë dhe lidhjet me bosin e mafias turke