Aktualitet

MAPO siguron foton/ Ky është biznesmeni i vrarë sot në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 10/05/21 |
mapo.al

Mapo.al zbulon ekskluzivisht foton e Bledar Birçaj, pronarit të lokal “The Boss” në zonën e “Lungomares” në Vlorë, i cili mbeti i vrarë me mbi 10 plumba mesditën e sotme në rrugën “Hajro Çakëri”.






Ky që shihni në këtë foto është Bledar Birçaj, i cili rezulton se në 13 shkurt 2021, ka hyrë në territorin e Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër.


Për Policinë dhe Prokurorinë e Vlorës ka dyshime se Birçaj ka qenë në Spanjë.





Në vitin 2011, Bledar Birçaj është arrestuar së bashku me një person tjetër, pasi kanë dashur të vrasë Artur Tahiraj.



Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë motivi kryesor për tentativën e vrasjes,  por për këtë ngjarje Birçaj është arrestuar dhe më pas liruar me vendim të gjykatës së Vlorës.

Lexo edhe :  Atentati/ Bledar Birçaj ishte kthyer nga Spanja, në Vlorë kishte disa biznese


Bledar Birçaj, rezulton të jetë pronari i Bar-Kafe “The Boss” në Vlorë që ndodhet në zonën e “Lungomares”, zona më e frekuentuar e qytetit bregdetar.

Lokali administrohej nga vetë ai qysh prej vitit 2017. Pistat kryesore të vrasjes së sotme janë ajo e hakmarrjes dhe trafikut të drogës në Spanjë, ku grupet e Vlorës kohët e fundit kanë gjetur një shtrirje në këtë shtet.

51


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas