Aktualitet

Mapo siguron pamjet – Momenti kur ekzekutohet ‘Kumbari’ i Shkodrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:01 - 05/04/21 |
mapo.al

Gazetari Mirgen Çela, ka siguruar për gazetën Mapo, pamjet nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër, një natë më parë. Siç shihet në videon e siguruar, Pllanaj i cili po udhëtonte me automjet tip ‘Range Rover’, qëllohet me breshëri kallshnikovi. Pas të shtënave, ai humb kontrollin e mjetit duke përfunduar pranë një biznesi. Raportohet se drejt tij, janë qëlluar mbi 120 plumba kallashnikovi. Bardhok Pllanaj njihej si ‘Kumbari’ i Shkodrës





Dinamika e vrasjes


Një makinë tip ‘Pasat’, me targa italiane, ka pritur poshtë shtëpisë së tij në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik Bardhok Pllanajn, i cili sapo ka hipur në automjet, pas pak metrash, është qëlluar me breshëri automatiku. Janë dy persona, të cilët me automatik kallashnikov rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme kanë qëlluar pa pushim Pllanajn, i cili ndodhej në një mjet tip “Range Rover”, ngjyrë e zezë.





Autorët e kanë qëlluar nga makina në ecje e sipër objektivin e tyre, duke e ndjekur për rreth 150 metra dhe duke mos e lënë që të lëvizë. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit nga plumbat që ka marrë në trup, mjeti i viktimës është përplasur në oborrin e një pike lëndë ndërtimi, duke përfunduar aty. Autorët, paralel me mjetin e 46-vjeçarit kanë qëlluar përsëri në drejtim të tij, duke u siguruar plotësisht se nuk ka pasur asnjë shans që të shpëtojë.



Mendohet se dy autorët kanë zbrazur të paktën nga dy karikatorë kallashnikovi. Menjëherë pas vrasjes, autorët ende të paidentifikuar janë futur në një rrugicë dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik, duke djegur mjetin e dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, duke nisur hetimet paraprake për këtë vrasje të bujshme në Shkodër, por deri më tani nuk ka asnjë lloj dyshimi lidhur me autorët e mundshëm apo porositësit e kësaj vrasje, pasi ka një dyshim se ky ekzekutim mund të jetë bërë me pagesë.

Lexo edhe :  ODIHR: Problem dalja e të dhënave personale, qeveria shfrytëzoi asetet publike

Kush është Bardhok Pllanaj

Ai njihej si një prej personazheve të fortë në Shkodër, i cili disa herë ka pasur probleme me drejtësinë, por ka shpëtuar. Gjithashtu, 46-vjeçari ishte një personazh me lidhje të forta me drejtësinë dhe politikën, por mbante raporte edhe me individë apo grupe të tjera kriminale.

Kjo vrasje ka prishur balancat dhe mund të hapë një seri tjetër ngjarjesh të rënda kriminale në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme në hetime mori pjesë edhe drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj. Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar, pasi policia për momentin nuk ka asnjë dyshim. Kjo vrasje është ende një mister.

Dy vite më parë policia dhe prokuroria i sekuestroi një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Sakaq, në vitin 2014, i forti i Shkodrës është arrestuar për trafik droge. Bardhok Pllani njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë.

Në vitin 2014, “Kumbari” i Shkodrës u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge.

Frroku mohoi akuzat në drejtim të tij, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut, shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë, drejt Lakrapës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit.

Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arresti, por në atë kohë ai nuk u gjet. Ai i shpëtoi dënimit për mungesë të provave.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas