Kronika

Mapo siguron pamjet/ Momenti kur punëtori rrëzohet nga pallati në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 08/05/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo siguron pamjet kur një punëtor rrëzohet nga pallati në ndërtim te Fusha e Aviacionit në Tiranë. Siç dallohet edhe nga video punëtori humb kontrollin, por nuk dallohet qartë nëse është penguar te ndonjë material ndërtimi.


Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku Mëhill Përpepaj humbi jetën. Sipas mjekëve 63-vjeçari vdiq në vend për shkak se u përplas direkt në beton.


Lidhur me këtë ngjarje gjatë ditës së sotme polícia njoftoi se ishin vënë në pranga, për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të pallatit.


Polícia ka vënë në pranga shtetasit B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.


 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas