Kronika

Mapo siguron pamjet nga vendngjarja, kush janë dy të plagosurit në Durrës (EMRAT+DETAJE)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 18/09/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku u plagosën dy persona këtë mbrëmje në Durrës. Burime për Mapo bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Armando Baboçi dhe Erald Gjini.


Këta dy të fundit, mësohet se janë konfliktuar me disa persona të tjerë fillimisht me sende të forta, e më pas, një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.


Policia mësohet se ka shoqëruar në komisariat 6 persona, mes tyre edhe autori i krimit. Ndërkohë, dy të plagosurit raportohet se po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.


Një prej tyre thuhet se është në gjendje të rëndë, pasi plumbat kanë prekur në organet jetësore, ndërsa personi tjetër, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.


LEXO EDHE: 


Nga sherri me sende të forta tek përdorimi i armës, si u plagosën dy personat në Durrës


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas