Gazeta Mapo, ka siguruar pamjet, nga momenti i ekzekutimit të 31 vjeçarit Tauland Gjikaj, në Vlorë. Siç shihet edhe në pamje, dy persona afrohen drejt të riut. Njëri prej tyre duket se i komunikon diçka, ndërsa nga pas vjen autori, dhe qëllon drejt Gjikajt.
Më pas, dy personat vrapojnë drejt një makine ngjyrë gri, e cila i ndihmon për t’u larguar nga vendngjarja.
Madje, një prej bashkëpunëtorëve siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Mapo, për pak sa nuk mbetet në rrugë nga shoku i tij, i cili tentoi të largohej më shpejtësi nga vendngjarja.
Deri tani, nga policia është ndaluar Hansi Jonuzaj. Ai u kap me një automjet tip ‘Ford’ teksa po shkonte drejt pyllit të Sodës. Në makinën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov. Në kërkim, mësohet se janë shpallur edhe persona të tjerë, të cilët mund të kenë lidhje me ngjarjen.
E shkuara e viktimës, djali i ish-policit me rekorde kriminale
Tauland Gjikaj, 31-vjeçari i ekzekutuar mesditën e sotme në Vlorë rezulton i përfshirë në një përplasje me armë po në këtë qytet në shkurt të vitit 2018. Ngjarja e tre viteve më parë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.
Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur tre persona. Gjikaj u arrestua bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes. Policia njoftoi asokohe se dy grupet rivale u përplasën me armë teksa po lëviznin me dy automjete të ndryshme.
Në muajin Mars ndaj Gjikës ndryshoi masa e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Edhe pse ishte në arrest shtëpiak ai u kap nga policia e Vlorës pak muaj më vonë, konkretisht në qershor të vitit 2018, duke lëvizur me armë në makinë. Policia njoftoi se ishte arrestuar Taulant Manaj, një prej mbiemrave që përdorte viktima i atentatit të sotëm.
Pas arrestimit në muajin qershor për armëmbajtje pa leje, gjykata e la sërish në arrest shtëpie. Në muajin shtator të atij viti gjykata e ndryshoi sërish masën e sigurisë duke e lënë në burg.
Vrasja që tronditi Vlorën ndodhi mesditën e sotme, pasi një person doli nga një automjet duke qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri plumbash. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
LEXO EDHE:
U ekzekutua me kallashnikov/ Mapo siguron foton, kush është djali i ish-policit