Aktualitet

MAPO siguron videon/ Momenti kur shefi i policisë i thyen krahun qytetares














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:24 - 24/04/21 |
mapo.al

Gazeta MAPO ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur Altin Shehu, shefi i komisariatit të policisë në Divjakë dhunon qytetaren Elsa Bita.






Gruaja ka filmuar me telefonin e saj celular aktivitetin politik të PS, edhe pse sot ndodhemi në heshtje zgjedhore. Siç duket edhe në video, drejt saj shkëputen disa mbështetës të PS, ndërsa mes të cilëve është edhe Shehu, me detyrë shef i komisariatit. Ai tenton t’i marrë gruas telefonin nga dora duke i shkaktuar fraktura në krah.


Elsa Bita është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe në pamje u shfaq me krahun e fashuar. Ajo denoncoi Altin Shehun për ushtrim dhune.







“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë. Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë, më pas më shuku…”, tha ajo.

Lexo edhe :  Basha dhe deputetët e PD braktisin Kuvendin, i ndjek edhe Berisha (VIDEO)


Elsa Bita ka qenë duke transmetuar live në Facebook në kohën kur po zhvillohej takimi.



“Kisha hyrë live në facebook dhe nuk e di kush i njoftoi. Erdhi një makinë, zbritën 4 veta, më shanë. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi dhe më tha pse filmon, donte ta thyente. Po i thoshte të tjerëve që e shoqëronin të më merrnin të më çonin në komisariat, ata nuk po i bindeshin dhe erdhi u çua vetë pastaj,” tha ajo.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti Ilir Meta, i cili i kërkoi Prokurorisë dhe SPAK-ut të hetojnë ngjarjen me urgjencë.

LEXO EDHE: 

Filmoi takimin e PS – Qytetarja dhunohet nga shefi i policisë Divjakë

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas