Mapo Weekend në numrin e kësaj fundjave ka në fokus proramin dhe ekipet respektive të forcave politike që do përballen në zgjedhjet e kësaj pranvere.
Teksa data e votimit, 25 Prilli, po afrohet rrëmbyeshëm, Opozita dhe Qeveria janë futur në fushatë full-time.
PD dhe Basha po prezantojnë programin dhe planet e detajuara, ndërsa rilindja thotë se oferta e saj është Edi Rama.
Një tjetër pistë e kësaj përballjeje, janë njerëzit, ekipet. T
ashmë të dyja palët kanë hedhur në fushë drejtuesit politikë në çdo qark.
MAPO sjell një raport të plotë krahasimesh dhe diferencash mes dy kampeve.