Gazeta Mapo mëson të tjera detaje nga operacioni i Forcave Speciale RENEA këtë mbrëmje në zonën e Lungomares në Vlorë.
Burime për Mapo bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Edison Begaj. Kujtojmë se Begajt më 29 maj të këtij viti iu bë atentat në qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur.
Vlora konsiderohet si një nga qytetet që shpesh bëhen atentate mafioze, ku jo në pak raste, ka pasur edhe viktima.
Disa ngjarje vijojnë të jenë pa autor. Kujtojmë ekzekutimin e Bledar Birçajt në maj të këtij viti. Ai u qëllua me breshëri teksa udhëtonte me makinë, ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar.
Operacioni i sotëm po zhvillohet për të gjetur dhe arrestuar personat e shpallur në kërkim nga policia. Pjesë e këtij operacioni janë edhe blutë e Vlorës. Mësohet se ky operacion është shtrirë edhe në disa qytete të tjera, si Lushnja, Fieri dhe Durrësi.
LEXO EDHE: