Aktualitet

Mapo/ Rama, 36 etiketime fyese dhe sulmuese për opozitën e mediat









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:32 - 23/03/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi mbajti një fjalim të gjatë në mitingun e Partisë Socialiste në sheshin “Nënë Tereza”, ku prezantoi Erion Veliajn si kandidat të së majtës për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, e ku shpalli dhe fushatën kombëtare për zgjedhjet e 30 qershorit.



Ajo që tërhoqi si kurdoherë vëmendjen ishte deklarata e tij e pasur me figura letrare, metafora, alegori dhe etiketime qesëndisëse, shpesh fyese për opozitën dhe mediat. Gazeta Mapo zbardh të gjitha cilësimet e përdorura sot nga Rama në gjuhën e tij ofensive. Janë plot 36, duke llogaritur këtu vetëm ato më të rëndat.


  1. Basha, lider pa hallate
  2. Një popull i tërë hiqet zvarrë me telekomandë, ku miza bëhet buall.
  3. Kadrinjtë japin opinione, kurse Shqipëria juaj nuk u intereson
  4. Shërbëtorë të fryrë
  5. Shqipëria nuk është cirk për arushin Luli
  6. Gërhimat e Lulzimit
  7. Armiqtë e betuar të shpresës dhe ndryshimit
  8. Bërtitet për karamelen e radhës
  9. Valle me maska e Lulit
  10. Rrokanisës të kokave të shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë
  11. Pushteti nuk është “qofte te daja”
  12. Zaptues
  13. Partia Demokratike si sheshi i vjetër në Qendër
  14. Lëvizja Socialiste për Integrim si shatërvan i mbetur këtu bisht
  15. Aleatët si kioskat e rritura ndër vite, që i kanë zënë frymën Parkut të Tiranës
  16. Të baltosur
  17. Të arratisur
  18. Flamujve iu kanë mbetur vetëm hunjtë
  19. Aleatët i janë dhënë rrugës, sherrit dhe filxhanit
  20. Mbetjet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e çimkadrinjve
  21. Transportues të dhunës së Vulgut
  22. Sulmues me sqimë të varfër, deri në dhimbje dhe gjer në lebeti
  23. Sulmues sëbashku me kazanët e kadri sahanëve të tyre
  24. Shqipëria dikur, në dallgët e rrumpallës së tyre
  25. Djegia e mandateve, teledramë
  26. Derrhane
  27. Miu bëhet ari
  28. Derrat e shtrirë në kolltuqe, që iu drejtohen “zotëri”
  29. Zotërues të kafazeve me pëllumba që quhen Kadri
  30. Opozita, si Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën
  31. Tufë zuzarësh
  32. Viktima e mirënjohur e shitblerjes së votave
  33. Doktoresha horoskopike e Shkencave (Monika Kryemadhi)
  34. Opozita është shporte karavidhesh, në krahët e së shkuarës
  35. Pakicë e rrudhur, e lidhur me zinxhirin e aktit të dhunës
  36. Luli, me humbjen e shkruar në ballë
1

Lexo edhe :  "A do ta bësh Nanon president?" - Rama: Kemi marrëdhënie të bukur, pa interes







Etiketa: , , , ,

Pas