Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë.
113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara.
Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.
Referuar statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 11 399, numri i personave të shëruar është 7480.
Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.
Për momentin, Maqedonia e Veriut numëron 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.