141 raste të reja me COVID-19, 175 të shëruar dhe 2 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë raportoi sot për 2 pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 18485 mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 532.
Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 88-vjeçare nga Shkupi, kurse në kushte shtëpiake ka ndërruar jetë një paciente 80-vjeçare nga Kërçova.
Nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj me koronavirus janë diagnostikuar gjithsej 12,357 persona. Prej tyre, 8,662 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,163.