Aktualitet

Maqedoni e Veriut – 25 raste të reja me COVID-19, 3 të vdekur 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:53 - 18/05/20 |
mapo.al

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 8 pacientë të shëruar nga koronavirusi. 7 janë nga Shkupi dhe 1 nga Prilepi.


Në 24 orët e kaluara, janë kryer 286 teste, dhe janë shënuar 25 raste të reja të COVID-19, përkatësisht Shkup-16, Tetovë-4, Strugë-1, Veles-2 dhe Ohër-2.


Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 124 teste janë kryer në kopshte dhe të gjitha janë negative. Deri më tani, në total janë kryer 21,722 teste për COVID-19 në vend.


Një pacient nga Kumanova (60 vjeç), i shtruar në spital në klinikë më 27 Prill, vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.


Një pacient nga Struga (59 vjeç), i pranuar në 16 maj dhe një pacient nga Shkupi (51 vjeç) i shtruar në spital në 4 maj, kanë ndërruar jetë në SPQ “8 Shtatori”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1817, numri i pacientëve të shëruar është 1301, numri i vdekjeve është 104, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 412.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas