Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ 3 viktima dhe 168 të infektuar nga koronavirusi për 24 orë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:34 - 09/07/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se nga 1470 teste të kryera në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 168  të tjerë janë infektuar. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.


Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga COVID-19.


Në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me COVID-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur jetën. Për momentin në Maqedoninë e Veriut janë 3586 raste aktive me koronavirus.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas