Aktualitet

Maqedoni e Veriut, 4 viktima nga koronavirusi dhe 19 raste të reja në 24 orë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 20/05/20 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga COVID-19.


2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritu në 110.


Në spitalin “8 Shtatori”ndërroi jetë një paciente nga Shkupi (65 vjeçare ), një pacient nga Shkupi (71 vjeçar), i hospitalizuar me 16 maj dhe një pacient nga Tetova (73 vjeçar) i hospitalizuar nga 11 maji.


Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile ndërroi një pacient nga Prilepi (41 vjeçar) i cili u trajtua në klinikë për më shumë se 40 ditë.


Ndërkohë janë egjistruar edhe 19 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 1,858 numrin total të të infektuarve.

Deri më tani janë shëruar 1,367 pacientë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas