Maqedonia e Veriut ka konfirmuar viktimën e 5 ditën e sotme nga Covid-19 duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se viktima ishte një 53-vjeçar i cili ndërroi jetë në shtëpinë e tij.
Më herët gjatë ditës së sotme ishin shënuar edhe 4 viktima të tjera nga Covid-19.
Një viktimë ishte nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në Shtip është shënuar nga një viktimë.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 29 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 599 raste numrin e të infektuarve.
Deri më tani janë shëruar 30 persona.
1
Etiketa: Covid-19, Koronavirusi, maqedoni e veriut