Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ 5 viktima dhe 139 raste të reja në 24 orët e fundit nga koronavirusi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:05 - 31/07/20 |
mapo.al

5 viktima dhe 139 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Lajm i mirë është se numri i të shëruarve është dukshëm më i lartë se numri i infektimeve të reja.


Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1 377 teste për COVID-19 dhe prej tyre 139 kanë rezultuar pozitivë.


Në vendin fqinj janë regjistruar 534 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Të shëruarit janë nga Shkupi 353 persona, 61 nga Kumanova, 27 nga Shtipi, 17 nga Tetova, 14 nga Gostivari.






Etiketa: , ,

Pas