Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ 5 viktima dhe 183 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 23/09/20 |
mapo.al

183 raste të reja me COVID-19, 5 viktima dhe 102 të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.


Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njofton se rastet e reja kanë dalë pas testimit të 1769 mostrave.  Rastet pozitive janë regjistruar në Shkup 51, Kumanovë 7, Dibër 4, Shtip 1, Prilep 15, Tetovë 13, Strugë 4, Veles 3, Manastir 6, Ohër 5, Kavadar 5, Gostivar 9, Gjevgjeli 3, Strumicë 7, Kriva Pallankë 4, Radovish 3, Koçan 20, Probishtip 2, Makedonski Brod 1, Berovë 3, Vallandov 3, Vinicë 4, Dellçevë 5, Sveti Nikollë 3 dhe Resnjë 2.


Ndërkohë betejën me COVID-19 në vendin fqinj e kanë humbur një pacient nga Shkupi i moshës 61 vjeç, një 68-vjeçar nga Dibra, një 58-vjeçar nga Kriva Pallanka, një 71-vjeçar nga Radovishi dhe një pacient nga Koçani i moshës 66 vjeç.






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas