Aktualitet

Maqedoni e Veriut – 7 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 89 raste të reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 01/06/20 |
mapo.al

Numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, për 24 orët e fundit, ka shkuar në 7.


Ndërkohë që rastet e reja kanë qenë 89.


Deri më tani në vend ka 140 viktima dhe 2226 të prekur nga koronavirusi.


Edhe pse Maqedonia po shkon drejt rihapjes, shifrat janë ende të larta. Sipas Arben Ziberit, Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik, kjo shpjegohet me testimet e shumta të bëra, madje edhe te njerëzit që kanë ndërruar jetë nga sëmundjet e tjera.


Kurba e pandemisë në Maqedoninë e Veriut është shumë larg vendeve të tjera të rajonit duke i kaluar parashikimet e ekspertëve.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas