Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ 7 viktima dhe 163 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 16/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7 viktima, 163 raste të reja me COVID-19 dhe 132 pacientë të shëruar.


Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1721 mostrave.


Si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19, brenda 24 orëve kanë humbur jetën dy pacientë nga Struga 78 dhe 80 vjeç, një pacient nga Koçani 77 vjeç, një nga Strumica 44-vjeçar, nga Shkupi 72-vjeçar, një nga Manastiri 79-vjeçar dhe një pacient nga Gostivari 79-vjeçar.


Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 në Maqedoni ka arritur në 668.


Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 16088 persona, prej të cilëve 13550 pacientë janë shëruar, ndërsa, numri i rasteve aktive është 1870.


Etiketa: ,

Pas