Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:48 - 08/07/20 |
mapo.al

Sërish në rritje numri i viktimave dhe rastet e reja në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj informon se ndër 1794 testime të kryera për koronavirus në 24 orët e fundit, 163 raste rezultojnë pozitivë.


Prej tyre 87 janë në Shkup, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-9, Kërçovë-3, Resnjë-5.


Janë regjistruar edhe 8 viktima, prej të cilëve 6 nga Shkupi dhe nga një në Dibër dhe Tetovë.


Fatmirësisht Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 230 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup 126, Kumanovë-31, Shtip-11, Prilep-1, Tetovë-45, Veles-7, Kavadar-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikollë-2, Resnjë-2, Negotinë-2.


Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus shkon në 7406, prej të cilëve 3554 janë shëruar, ndërsa 359 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3493.


Etiketa: , ,

Pas