Aktualitet

Shifra tragjike në Maqedoninë e Veriut, mbi 400 të vdekur nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 16/07/20 |
mapo.al

Në 24 orë 8 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 4 më shumë se ditën e mërkurë.


Betejën me Covid-19 e kanë humbur 8 pacientë dhe atë: 2 nga Shkupi, një nga Prilepi, një tjetër nga Struga, një nga Ohri, 2 nga Gostivari dhe një tjetër nga Kërçova.


Krahasuar me një ditë më parë, numri i infektimeve të reja pothuajse është përgjysmuar, nga 198 që ishin dje, në 94.


Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcovë-2.


Ndërkohë po sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 42 raste të të shëruarve dhe atë: Shkup-27, Shtip-1, Prilep-8, Tetovë-1, Veles-3 dhe Koçanë-2.

8634 është numri total i të prekurve në vendin fqinj dhe numri i të vdekurve, 401.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas