Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1504 testime të bëra janë regjistruar 143 raste të reja me COVID-19.
Rritet numri i viktimave, pasi nga 2 viktima që ishin ditën e djeshme, sot kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë të infektuar.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë ka regjistruar 110 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin fqinj ka shkuar në 17.343, prej të cilëve 14.422 janë shëruar, ndërsa 721 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2200.