Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ Ahmeti: Kush janë ministrat e BDI-së në qeverinë e re














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 19/08/20 |
mapo.al

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur gjatë një konference për mediat se partia që ai drejton doli fituese në zgjedhjet e parakohshme duke fituar 105 mijë vota dhe 15 mandate në Kuvend.






“Qeveria e përbashkët mes BDI-së dhe LSDM-së përfaqëson rezultatin më të mirë të mundshëm të vendit tonë dhe në veçanti për shqiptarët për të cilët synimi ishte barazia”,-tha Ahmeti.


Po ashtu ai shtoi se ka ftuar edhe partitë opozitare shqiptare jo për të ndihmuar por për t’i ndarë përgjegjësitë.







Sipas kreut të BDI në këto negociata në kohe pandemie janë vendosur interesat shtetërore para atyre partiake dhe se është arritur marrëveshje me LSDM-së ku shqiptarëve, sipas Ahmetit, u mundëson ndarje të barabartë të përgjegjësive dhe vendimmarrja konsensuale.




Ahmeti theksoi se në këtë qeveri do të jetë kryeministri i parë shqiptar dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.



“Ne vendosëm partneritet dhe rrjedhimisht kjo të udhëhiqet nga kryeminisitri dhe zëvendëskryeministri i parë për sistem politik,” u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi po ashtu se BDI do të jetë në krye të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Ekologjisë.

Ahmeti informoi po ashtu se zëvendëskryeministri i parë do të jetë Artan Grubi, në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Fatmir Besimi, Bujar Osmani në krye të MPJ-së, Kreshnik Bekteshi në Ministrinë e Ekonomisë, Naser Nuredini në Ekologji kurse se kush do të jetë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike ende nuk dihet.

Pra, Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheqë me 6 ministri.

Ministria e Financave – Fatmir Besimi

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës- Ende e pavendosur

1


Etiketa: ,

Pas