Pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 15 korrik në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare arritën të sigurojnë 33 vende në parlament, 11 më shumë se në legjislaturën e kaluar.
Ndaj dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u drejtoi një ftesë publike katër drejtuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Alternativa, Besa, Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) për t’u takuar me qëllim diskutimin e një marrëveshjeje të mundshme rreth bashkimit të faktorit politik shqiptar.
”Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00”, thuhet në letrën që Ali Ahmeti iu ka dërguar krerëve të partive shqiptare.
Që në nisje të fushatës, BDI ka shprehur ambicien që kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar. Ali Ahmeti këmbëngul fort në këtë dhe për realizimin e këtij qëllimi kërkon bashkëpunimin e faktorit shqiptar.
Ftesa e Ali Ahmetit
Përshëndetje të nderuar drejtues të partive parlamentare shqiptare,
Z. Afrim Gashi – Alternativa
Z. Bilall Kasami – Besa
Z. Ziadin Sela – Aleanca për shqiptarët
Z. Menduh Thaci – Partia Demokratike Shqiptare
uroj që kjo porosi t’ju gjejë shëndosh e mirë.
Pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020, kam nderin t’ju ftoj në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare.
Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup.
Me respekt,
AA