Thursday, May 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Maqedoni e Veriut: Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i Lidhjes Social Demokrate

by mapo.al
13/12/2021
in Rajoni
0

Isak Ramadani – VOA

Lidhja Social Demokrate (LSDM) zgjodhi kryetarin e ri të partisë në votime të drejtpërdrejta nga një trup prej mbi pesëdhjetë mijë anëtarësh. Dimitar Kovaçevski është kryetar i ri i social-demokratëve, i cili mori mbi 37 mijë vota.

Dy garuesit e tjerë për kreun e partisë, Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski morën rreth 3300 dhe 2800 vota përkatësisht. Votimi u bë nëpër organizatat komunale të partisë në të gjithë vendin. Më parë, kryetari zgjidhej nga kongresi i partisë.

Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh.

Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Zoti Kovaçevski gëzonte mbështetjen e fuqishme të zotit Zaev dhe të disa zyrtarëve të lartë të LSDM-së.

Në një konferencë me gazetarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i ri Kovaçevski tha se do të vazhdojë rrugën e pararendësit të tij Zoran Zaev për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot fitoi LSDM-ja, ndërsa prej nesër duhet t’i përvishemi punës, sepse qytetarët presin nga ne, që të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim”, theksoi ai.

Zoti Kovaçevski tha se do t’i japë përparësi kthimit të unitetit brenda partisë dhe se programet sociale e demokratike të saj duhet të jetësohen në praktikë brenda shtetit. Ai theksoi parimin për një shans të drejtë dhe hapjen e partisë dhe institucioneve për ata, të cilët kanë kapacitet profesional.

Rivali i tij, Jovan Despotovski, i cili është drejtor i një agjencie shtetërore, e hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së tij në qeverinë e re me një post ministror. Ai tha se do të qëndrojë anëtar i thjeshtë i partisë. Ndërkaq, ish-nënkryetarja social-demokrate Remenski u shpreh se “edhe më tej do të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Kreu i ri i social-demokratëve aktualisht është zëvendës-ministër i Financave. Ai e merr drejtimin e partisë në një kohë të vështirë si në aspektin shëndetësor, ndërsa vendi është ndër më të prekurit në rajon nga pandemia e Covid-19, po ashtu edhe në aspektin e vështirësive ekonomike dhe krizës energjetike.

Kryetari i ri i LSDM-së pritet të marrë edhe mandatin për formimin e qeverisë së re, përkatësisht të një riformatimi të pritshëm të kabinetit, ku krahas Lidhjes Social Demokrate me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Partisë Demokratike Shqiptare, do të përfshihet edhe partia Alternativa.

JU SUGJEROJME

Kryeministri i Kosovës viziton një fabrikë çokollate zvicerane
Rajoni

Kryeministri i Kosovës viziton një fabrikë çokollate zvicerane

25/05/2022
Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës
Rajoni

Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës

15/05/2022
Ndërron jetën avokati brenda në Gjykatë
Rajoni

Ndërron jetën avokati brenda në Gjykatë

13/05/2022
Aleatët e NATO-s stërviten në Maqedoninë e Veriut
Aktualitet

Aleatët e NATO-s stërviten në Maqedoninë e Veriut

12/05/2022
Next Post
Veprimi që duhet të bëjnë prindërit, për të pasur fëmijë të mençur

Veprimi që duhet të bëjnë prindërit, për të pasur fëmijë të mençur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ministrja e Arsimit: Ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5
  • Shqipëria i jep ‘dritën jeshile’ hyrjes në NATO të Finlandës dhe Suedisë
  • Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar
  • Ballist Morina dërgohet në paraburgim në Durrës
  • Vrasja e shqiptares në Itali, 28-vjeçari i arrestuar me probleme të rënda psikike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In