Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ Koronavirusi i merr jetën 27-vjeçares, shkon në 30 numri i të vdekurve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 09/04/20 |
mapo.al

Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut ka arritur në 30. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për një viktimë, një vajzë 27-vjeçare nga Kumanova, e cila ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje.


Viktima, siç bëhet e ditur, para një jave kishte lindur një foshnje e cila nuk është infektuar me koronavirus.


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar edhe për 46 raste të reja të të infektuarve me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 663 persona.


Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, Kumanovë, Prilep, Dibër dhe Tetovë.



Etiketa: , ,

Pas