fbpx

Aktualitet

Maqedoni e Veriut, lirohet ish-luftëtari i UÇK-së Tomor Morina





               Publikuar në : 20:26 - 12/08/19 |
mapo.al

Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Lajmin e ka konfirmuar djali i dajës së ish-ushtarit, Gurakuq Dobruna. Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marrë, por nuk dihet se kur do të lirohet.


“Vendimi për lirim është marrë sot, kur do të dalë nga burgu nuk e dimë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qëndron Tomori”, ka thënë ai.



Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme. “Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme”.


Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë. Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte. Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën, kërkesë e cila u hodh poshtë nga Gjykata e Shkupit.


Etiketa: , , ,

Pas