Saturday, September 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Maqedoni e Veriut: LSDM-ja miraton kandidatët për postet e ministrave

by mapo.al
11/01/2022
in Aktualitet, Rajoni
0

Maqedoni e Veriut: LSDM-ja miraton kandidatët për postet e ministrave

Nga Isak Ramadani – VOA

Në Maqedoninë e Veriut, Këshilli Ekzekutiv dhe ai Qendror i Lidhjes Social Demokrate, miratuan të hënën mbrëma propozimin e kryetarit të partisë dhe i mandatuar për formimin e qeverisë, Dimitar Kovaçevski, për kandidatët për ministra nga radhët e kësaj partie.

Në listë ndodhen emrat e disa prej kandidatëve të përfolur më herët në median lokale, ndërsa për disa syresh as shtypi i afërt me social-demokratët nuk kishte parashikuar se do të bartin poste ministrore.

Nikolla Tupançevski do të jetë kandidat për ministër të Drejtësisë. Ai është profesor universiteti dhe jurist i njohur. Kabineti i zotit Kovaçevski do të ketë katër gra në poste ministrash: Slavica Gërkovska do të marrë postin e Zëvendës-kryeministres e ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ajo ka qenë deputete e partisë në një prej mandateve të kaluara. Drejtorja e deritanishme e Inspektoratit të Punës, Jovana Trençevska, do ta drejtojë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa deputetes aktuale, Bisera Kostadinovska Sojçevska, i besohet Ministria e Kulturës. Zëvendës-ministrja e Rendit, Sllavjanka Petrovska, do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkohë, ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, kalon në atë të Integrimeve Evropiane; zëvendës-kryeministri për çështjet e ekonomisë, Fatmir Bytyqi, vazhdon në postin e njëjtë, teksa Lupço Nikollovski kthehet në krye të Ministrisë së Bujqësisë ku kishte qenë para se ta ushtronte postin e Zëvendës-kryeministrit për luftën kundër korrupsionit. Edhe Oliver Spasovski, Bllagoj Boçvarski e Goran Milevski, do të vazhdojnë t’i mbajnë postet e ministrave të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Transportit dhe të Pushtetit Lokal.

Kreu social-demokrat dhe i mandatuar për formimin e kabinetit qeveritar, Dimitar Kovaçevski tha se këta janë njerëz të dëshmuar dhe të miratuar njëzëshëm nga partia.

Ai do ta dorëzojë të martën në parlament propozimin me emrat e kandidatëve për ministra, ndërkohë që kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pritet ta caktojë seancën për më 15 dhe 16 janar.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka bërë ndryshime të përfaqësuesve të tij në qeveri, përveç se ndërrimit të Ministrisë për Shoqërinë Informatike me atë të Arsimit, të cilën do ta drejtojë Jeton Shaqiri. Artan Grubi mbetet Zëvendës-kryeministër i parë; Bujar Osmani – Ministër i Jashtëm; Fatmir Besimi – i Financave, Kreshnik Bekteshi – i Ekonomisë, Naser Nuredini, Ministër i Ambientit jetësor.

Ndërkohë, partisë Alternativa i lihen ministria e Shëndetësisë, ajo e Shoqërisë Informatike dhe një ministër pa portofol, i cili më pas do të ngarkohet me çështjen e diasporës.

Shumica parlamentare ka 64 vota në parlament, të mjaftueshme për ta miratuar kabinetin e ri qeveritar.

Zoti Kovaçevski theksoi se qeveria e tij do të përqendrohet tek zbutja e krizës energjetike, përballja me pandeminë e koronavirusit dhe lufta kundër korrupsionit, ndërkohë që premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve. Sikundër ishte zotuar edhe pararendësi i tij Zoran Zaev, edhe mandatari Kovaçevski tha se paga mesatare mujore do të jetë 500 euro.



JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Ngjarje fatlume (Ese)

Ngjarje fatlume (Ese)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In