Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ Shkon në 500 numri i të vdekurve nga koronavirusi, regjistrohen 74 raste të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 03/08/20 |
mapo.al

3 viktima ka patur në 24 orët e fundit në Maqedoni nga COVID-19; një pacient nga Manastiri në moshën 73-vjeçare, një pacient nga Demir Hisar, po ashtu 73 vjeç, si dhe një pacient nga Shkupi në moshën 44-vjeçare.


Gjithashtu në po këto 24 orë janë regjistruar 90 të shëruar dhe 74 raste të reja.


Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë 8, Shtip 13, Strugë 1, Kavadar 3, Gostivar 22, Koçani 1, Berovë 3, Vinicë 4, Shën Nikollë 3, Kërçovë 2.


Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi, nga Kumanova 1, Dibra 1, Shtipi 11, Tetova 17, Velesi 1, Ohri 1, Kavadari 3, Gostivari 9, Radovishi 5, Koçani 1, Shën Nikolla 17.


Numri i personave të prekur nga COVID-19 në vendin fqinj shkon në 11128. Nga fillimi i pandemisë 6972 pacientë janë shëruar, kurse 500 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoni është 3656.


Etiketa: , ,

Pas