Aktualitet

Maqedoni/ Sërish i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus, 5 viktima në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 29/07/20 |
mapo.al

188 infektime, 5 të vdekur dhe 268 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19.


Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1971 testime, ndërsa janë regjistruar 188 raste të reja me koronavirus.


Rastet e reja janë regjistruar në Shkup 44, Kumanovë 21. Dibër 1, Shtip 18, Tetovë 24, Strugë 21. Veles 1, Manastir 5, Ohër 6, Kavadar 3, Gostivar 23, Kriva Pallankë 1, Koçani 1, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 3, Kërçovë 10, Resnjë 1, Negotinë 2.


Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 268 pacientë të shëruar.  Pacientët e shëruar janë nga Shkupi 105, Kumanova 23, Dibër 2, Shtip 1, Prilep 1, Tetovë 41, Strugë 22, Veles 5, Manastir 3, Ohër 19, Gostivar 12, Radovish 1, Probishtip 3, Demir Hisar 1, Sveti Nikollë 12, Kërçovë 13 dhe Resnjë 4.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas