5 viktima, 139 infektime të reja dhe 534 të shëruar nga COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit nga 1 377 teste të kryera në vendin fqinj 139 kanë rezultuar pozitive.
Lajm i mirë është se janë regjistruar, gjithashtu, 534 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Shumica e të shëruarve janë nga Shkupi 353 persona, 61 të shëruar janë nga Kumanova, 27 nga Shtipi, 17 nga Tetova dhe 14 nga Gostivari.