Aktualitet

Maqedonia e Veriut/ 127 të infektuar dhe 5 viktima nga koronavirusi






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 05/09/20 |
mapo.al

127 persona të infektuar dhe 5 viktima të tjera nga koronavirusi raportojnë autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.


Që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj janë infektuar në total rreth 15 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve të shëruar, duke lënë dhe 2235 raste aktive.


95 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve, ku gjithsej figurojnë 12149 persona.



Aktualisht në Klinikën Infektive po marrin trajtim mjekësor 89 persona, 47 prej të cilëve po trajtohen me oksigjen. Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtruar 24 pacientë.




Etiketa: ,

Pas