Edhe gjatë muajit gusht Maqedonia e Veriut nuk do të heqë kushtet për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve fqinje.
Prej muajit korrik Maqedonia ka marrë masa ndaj Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, ku qytetarët që vijnë nga këto vende duhet të vërtetorjnë me një test PCR-RT, që janë negativë me COVID-19.
Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim.
“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vende është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende”, – u shpreh Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.