Aktualitet

Maqedonia e Veriut/ Ndryshime dhe në nivelet e dyta të qeverisjes






               Publikuar në : 10:18 - 09/07/19 |
mapo.alm

Siç kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, 20 deri 25 drejtorë do të përfshihen nga fshesa, duke përfshirë edhe organet me të cilët udhëheqin kuadro të partnerëve të koalicionit. Alsat jo zyrtarisht mëson se drejtori aktual i TEC Manastir, Vasko Kovaçevski do të emërohet drejtor në ELEM, ndërsa me MEPSO-n do të udhëheqë kuadër i BDI-së.


Burime nga LSDM bëjnë të ditur se partia më e madhe në pushtet synon marrjen e ndërmarrjeve publike “Rrugët e Maqedonisë” me të cilën aktualisht udhëheq Gajur Kadriu i BDI-së si dhe “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, drejtor i Përgjithshëm i së cilës është Irfan Asani kuadër i BDI-së.



Derisa pritet që Zaev në seancën e radhës në Qeveri t’i shpalosë propozimet e para, BDI akoma është duke analizuar. Jo zyrtarisht mësohet se BDI-së i është kërkuar të heqë dorë nga Byroja e Furnizimeve Publike me të cilën udhëheq Bardhyl Nasufi, Agjencia për Investime të Huaja ku drejtor është Vullnet Ademi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas