Aktualitet

Maqedonia e Veriut në NATO/ Basha: Procesi i vonuar, por arritje e shkëlqyer





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:04 - 27/03/20 |
mapo.al

Pas lajmit për pranimin zyrtar të Maqedonisë së Veriut në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike. Me anë të një mesazhi në Facebook, Basha uron fqinjët për këtë arritje.


“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.


Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë.


Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e sukseshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian.”-tha Basha.


Lexo edhe:

Maqedonia e Veriut zyrtarisht anëtare e NATO-s


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas