Aktualitet

Maqedonia e Veriut nis nesër vaksinimin masiv me “Sputnik V”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 04/04/21 |
mapo.al

Maqedonia e Veriut do të fillojë ditën e nesërme vaksinimin masiv të popullsisë kundër covid-19.





Mësohet se vaksinimi masiv do të bëhet me atë rusen “Sputnik V”.


Vaksinimi do të bëhet në pikat në pallatin e sportit A1 Arena (salla “Boris Trajkovski”).





Në këtë fazë, do të imunizohen qytetarët nga radhët më të rrezikuara që janë në kontakte të mëdha me njerëzit, si shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore etj.



Sipas planit, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik” të dhuruara nga Serbia do të bëhet në 48 pika.


Ministri Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në “Boris Trajkovski” deklaroi se do të vaksinohen rreth 4 mijë persona në ditë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas