Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Maqedonia e Veriut nuk do të ashpërsojë masat për shkak të variantit ‘Omicron’

by mapo.al
30/11/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Maqedonia e Veriut nuk do të ashpërsojë masat për shkak të variantit ‘Omikron’

Maqedonia e Veriut nuk do të ashpërsojë masat as nuk do të mbyll kufijt për shkak të variantit ‘Omikron’ të COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se vendi nuk ka nevojë të mbyllet dhe të ndërmarrë masa më të ashpra në lidhje me variantin e ri Omikron të koronavirusit që është regjistruar nëpër disa vende të botës. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u tha gazetarëve se për momentin mbyllja e kufijve dhe karantina për udhëtarë të cilët hyjnë në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë të efektshme për ta penguar variantin Omikron.

“Deri më tani kemi parë se kur paraqitet një variant i ri, thjesht nuk mund të parandalohet brenda një territori të caktuar. Është e qartë se edhe më tej do të ketë variante të reja, kështu që ne ngelemi me këto masa për të cilat mendojmë se janë të dimensionuara mirë”, u shpreh ministri.

Ai thekson se nuk dihet mjaft për variantin “jugafrikan” të koronavirusit për t’u ndërmarrë masa kufizuese shtesë.

Komisioni për sëmundjet ngjitëse në Shkup bën të ditur se gjendja epidemiogjike është e qëndrueshme dhe incidenca javore po ulet; se janë regjistruar pesë përqind më pak raste të Covid-19 gjatë javës së kaluar dhe se në spitale ka më shumë shtretër të lirë.

Nga ana tjetër, mjekë dhe ekspertë të tjerë shëndetësorë në vend janë të mendimit se masat duhet të shtrëngohen pa marrë parasysh se a është paraqitur ndonjë variant i rrezikshëmë i koronavirusit ose jo. Nikolla Panovski, një epidemiolog i njohur, është shprehur për median lokale se autoritetet në Shkup i ashpërsojnë masat vetëm pasi të jetë rritur maksimalisht numri i të infektuarve dhe kur spitalet janë të ngarkuara.

Megjithatë, autoritetet shëndertësore dhe qeveritare po përpiqen të stimulojnë vaksinimin tek qytetarët, për cka aktualisht duket se ka rënë interesimi.

38 përqind e popullatës së përgjithshme në vend ka marrë dy doza të vaksinave kundër koronavirusit. Qeveria u përpoq që me anë të disa masave më të ashpra të ngrejë shkallën e vaksinimit, teksa pat paralajmëruar para një jave se të gjithë punonjësit e administratës, të cilët nuk janë vaksinuar do të duhej që për të shkuar në punë të bëjnë me shpenzimet e tyre teste PCR që do të vlenin për 72 orë. Por pas kritikash në opinionin publik, qeveria hoqi dorë nga ky synim.

Autoritetet u rekomandojnë mjekëve të familjes që të nxisin vaksinimin tek pacientët e tyre, duke u premtuar mjekëve nga 30 cent për çdo pacient që kanë, nëse e arrijnë shkallën e vaksinimit prej 70 përqind të pacientëve të tyre. Por, një pjesë e mjekëve e ka cilësuar si nënçmues këtë propozim.

Personat të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinave nuk lejohen të hyjnë nëpër objekte të mbyllura publike, teatër, kinema, restorante, shtëpi mallrash, etj., por kjo masë nuk respektohet në tërësi.

Aktualisht, shkollat punojnë me prani fizike të nxënësve dhe studentëve, ndërkohë që Ministria e Arsimit thotë se numri i të prekurve në shkolla është tepër i ulët, nga 0,03 në 0,02 përqind dhe se procesi i mësimit do të vazhdojë kështu.

Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut mbetet e lartë: 7,547 persona e kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë, ndërsa 8,400 janë raste aktive./VOA

JU SUGJEROJME

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve
Kosova

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve

10/07/2022
Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja
Aktualitet

Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja

10/07/2022
Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?
Aktualitet

Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?

10/07/2022
Zhduket 17-vjeçarja në Sarandë
Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë dhe u nis të vriste ish-gruan, pranga të riut në Sarandë

10/07/2022
Next Post
Shkodër, plagoset në një atentat ish deputeti dhe ish kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

Shkodër, plagoset në një atentat ish deputeti dhe ish kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve
  • Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja
  • Reperi i njohur shprehet: Kam nevojë për një psikologe
  • Po ecte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin në Korçë
  • Homo Albanicus/ Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In