Aktualitet

Maqedonia e Veriut/ “Nuk ka zgjedhje të parakohshme”






               Publikuar në : 21:45 - 15/07/19 |
mapo.al

Zgjedhje të parakohshme siç kërkon partia opozitare më e madhe në vend, VMRO-DPMNE nuk do të ketë – ka theksuar sot kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Duke u përgjigjur pyetjeve se si do t’i përgjigjet opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai theksoi se tani është koha për rezultate ekonomike, ndërsa nëse shkohet në zgjedhje të shpejta, zgjedhje të parakohshme ato nuk do të jenë të mundura.


“Qëndroj prapa asaj se duhet të presim zgjedhje të rregullta. Zgjedhje të shpejta të parakohshme e pamë se ku e sollën shtetin përshkak të konsultimeve politike. Nëse duhej të shkohej në zgjedhje të parakohshme parlamentare, do ti kishim shpallur së bashku me zgjedhjet Presidenciale. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të 2020, unë nuk kam po ashtu asgjë kundër që ato të shpallen në tetor të vitit të ardhshëm”– ka thënë Zaev.

 


Etiketa: ,

Pas