Aktualitet

Maqedonia e Veriut nuk rikthen karantinën, shifrat e koronavirusit në rënie








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:31 - 09/06/20 |
mapo.al

Ulen shifrat ditore nga pandemia koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit u raportuan 87 raste të reja nga rreth 1 mijë teste te kryera. Gjysma e rasteve u regjistruan në Shkup, ku vatër përhapje ishte bërë një dasmë.


Në ditën e fundit u shënua dhe një viktimë. Në total, Maqedonia e Veriut numëron mbi 3200 të prekur me koronavirus dhe 157 viktima, më shumë se çdo shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor.


Ndërkohë, qeveria hodhi poshtë rikthimin e lëvizjes së qytetarëve me orare në qytetet e shpallur zona të kuqe. Kjo raportohet nga disa media shqiptare të Maqedonisë së Veriut.


Situata u duk se doli jashtë kontrollit në Maqedoninë e Veriut 3 ditët e fundit, por qeveria ka vendosur që të mos e rikthejë karantinën, as në SHkup ku ka më shumë të infektuar.




Etiketa: , , ,

Pas