Aktualitet

Maqedonia e Veriut/ Shkon në 201 numri i rasteve me COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 26/03/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 24 raste të reja me COVID-19, gjë që e çon në 201 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.


Në njoftimin e publikuar nga ministria u raportua se rastet e reja janë regjistruar në Shkup (15), Kumanovë (4), Dibër (2), Ohër (1), Shtip (1) dhe Tetovë (1).



Raste të mëparshme janë raportuar gjithashtu në qytetet e Velesit, Kavadarit, Prilepit dhe Gostivarit.


Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile në Shkup janë larguar edhe dy pacientë të cilët rezultuan negativë në dy testet e kryera.


Etiketa: , ,

Pas