Aktualitet

Maqedonia e Veriut/ Votime të rëndësishme në kohë pandemie





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:20 - 13/07/20 |
mapo.al

Me një shtyrje prej tre muajsh për shkak të pandemisë në Maqedoninë e Veriut zhvillohen zgjedhjet parlamentare, që mund të jenë kyç për të ardhmen e vendit. Pandemia mund të ndikojë pjesëmarrjen në votime.


Të votosh apo të qendrosh në shtëpi? Rritja në kuota alarmuese e numrit të infeksioneve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut i ka vënë shumë zgjedhës në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në votime më 15 korrik. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare në këtë vend të Ballkanit që pas shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia më 1991.


Një vend që ka ndryshuar shumë, madje edhe emrin e tij, qëëkurse socialdemokrati Zoran Zaev mori pushtetin në maj 2017, qytetarët e Maqedonisë së Veriut tani mund të zgjedhin mes vazhdimësisë në të njëjtin shteg, që u solli atyre antarësimin në NATO dhe perspektivën e antarësimit në BE, ose të ndjekin narrativën nacionaliste për identitetin e humbur, kurs ky që ndjek partia më e madhe në opozitë VMRO-DPMNE.


Në tetor, pasi BE-ja e shtyu vendimin për hapjen e negociatave të antarësimit me Maqedoninë e Veriut pavarësisht se vendi ndryshoi emrin nën presionin e Greqisë, Zaev bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të përcaktuara fillimisht për më 12 prill, por që u shtynë për në korrik për shkak të masave të izolimit prej rrezikut të pandemisë. Kompromisi për ndryshimin e emrit u shpërblye me antarësimin e Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30 në aleancën mbrojtëse të Atlantikut të Veriut, NATO. Ndërsa në mars BE-ja e ndryshoi pozicionin duke i dhënë dritën e gjelbër hapjes së procesit të negociatave të antarësimit me këtë vend. I cilësuar si një vend “captured state” nga Komisioni i BE-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, qeveria e re e socialdemokratëve menaxhoi realizimin e agjendës së reformave përpos problemeve të vazdhueshme me sundimin e ligjit në vend dhe korrupsionit endemic.


A është mjaft kjo që ka bërë deri më tani Zaevi për të merituar edhe një mandate të ri? Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë një ndikim të madh në rrugën e ardhshme politike të vendit. Sondazhet e fundit me elektoratin lenë të kuptohet, se mund të ketë diferencë të ngushtë votash.

“Këto zgjedhje mund të jenë si një pikë kthese pë rtë ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, i tha DW-së analisti politik Petar Arsovski. “Zgjedhja do të përcaktojë përfundimisht nëse vendi do të vazhdojë kursin enisur disa vjet më parë. Po ashtu vota kësaj here do të përcaktojë nëse do të mbijetojë akordi me Greqinë për ndryshimin e emrit të vendit si dhe integrimi actual në strukturat euro-atlantike”, thotë ai.

Hristijan Mickoski dhe partia e tij konservatore VMRO-DPMNE e kritikojnë Zaevin se ka bërë shumë lëshime ndaj Greqisë e Bullgarisë duke nënshkruar marrëveshje bilaterale që hapën rrugën për antarësimin në NATO dhe në BE. Duke e injoruar emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe duke përdorur emërtimin “Maqedonia” gjatë fushatës elektorale, Mickoski i është adresuar kryesisht maqedonasve etnikë duke i quajtur këto lëshime si padrejtësi dhe duke premtuar se partia e tij do t’i anulojë këto marrëveshje dhe do t’i rikthejë identitetin kombëtar vendit. Duke iu referuar të tilla deklaratave ministry i Jashtëm gjerman Heiko Maas,në një intervistë dhënë më parë DË-së, është shprehur, se “nuk mund ta imagjinoj që ndokush do t’I shkatërrojë të gjitha këto” dhe ta “çojë Maqedoninë e Veriut në fund në një vend të vdekur ndërkombëtarisht.”

Qeverisja e socialdemokratëve, të cilët për herë të parë kanë hyrë në koalicion electoral me një parti politike shqiptare, pëërdorin tani si parrulë, që një votë për opozitën tani nënkupton kthimin e vendit pas në ‘në epokën e errët’. Shumë politikanë europianë duket se e kanë këtë frikë gjithashtu dhe vendosën ta mbështesin publikisht partinë social-demokrate gjatë fushatës, duke përfshirë këtu edhe ministrin gjerman të shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Michel Roth dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jean Asselborn. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ishte I vetmi udhëheqës europian, që ka mbështetur fare hapur VMRO-DPMNE gjatë fushatës.

Kriza e virusit Corona ka hedhur hijen e saj gjatë luftës elektorale duke bërë që partitë t’u drejtohen ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale në vend të manifestimeve elektorale. Maqedonia e Veriut është vendi i tretë në rajon që zhvillon zgjedhjeve parlamentare gjatë pandmesisë pas Kroacisë dhe Serbisë, vende këto që patën një ndër pjesëmarrjet më të ulëta në histori gjatë votimeve.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infekstive , Maqedonia e Veriut bën pjesë ndër pesë vendet më të prekura në Europë prej virusit me numrin e lartë të infeskioneve ndër 100.000 banorë përgjatë muajit qershor. Ndërkohë që numri i infeksioneve të reja në dy javët e para të korrikutështë katër herë më i lartë krahasuar me vendet e BE-së. Si politikanët edhe ekspertët po përpiqen t’i bëjnë të qartë qytetarëve se gjatë votimit do të jenë të sigurtë. Ekspertët mjekësorë argumentojnë, se “risku gjatë blerjeve nëpër dyqane është shumë më i lartë se san ë qendrat e votimit”, sikurse u shpreh për DW epidemiologu Aleksandar Stojanov. Por sipas tij, “problem është para dhe pas votimit. Nëse votimi do të celebrohet me evente apo protesta, këto grumbullime mund të jenë të rrezikshme”, shton ai.

Ekonomistja 33 vjeçare Ana Kimovska-Georgievska nga Shkupi, thotë për DW, se “dua të jem e sigurtë dhe nuk do të shkoj në votim”. Ndonëse ajo nuk ka munguar në asnjë votim qëkurse ka mbushur moshën 18 vjeç, kësaj here është e vendosur për sigurnë e saj që të mos votojë. “Ata na thonë, ‘mos kini merak është e sigurtë’. Por a mund të jem e sigurtë se ç’bëjnë njerëzit në komisionin elektoral?”
Një sondazh e realizuar së fundi nga Instituti Kombëtar i Demokracisë rezutloi, se është rritur numri I njerëzve që nuk duan të votojnë. Analisti politik Arsovski thotë, se pjesëmarrja përcaktohet prej frikës nga pandemia si dhe nga apatia e zgjedhësve. Megjithatë “pjesëmarrja e ulët nuk do të jetë dramatike dhe nuk do të ketë influencë në legjitimkitetin e zgjedhjeve”, vëren ai./VOA/


Etiketa: ,

Pas