Rajoni

Maqedonia humb të drejtën e votës në OKB







               Publikuar në : 11:48 - 28/01/15 |
mapo.al

okbMaqedonisë i është hequr e drejta e votës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, për shkak të një borxhi.


Më 25 janar është humbur kjo e drejtë për të votuar, për arsye se nuk ka paguar kontributin ndaj Organizatës Botërore.

Kontributi minimal ndaj organizatës është 24.606 dollarë.

Kjo bëhet e ditur edhe përmes një letre që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka drejtuar presidentit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kjo shumë është një kontribut i caktuar ndaj organizatës botërore.

Përveç Maqedonisë, në listën e vendeve që nuk kanë shlyer këtë detyrim janë edhe Ruanda, Grenada, Kirgistani, Jemeni, Tonga, Vanatu, etj.

Portali Nova ka bërë të ditur se ka tentuar të kontaktojë misionin e Maqedonisë në OKB në Nju Jork, por nuk ka pasur asnjëlloj kontakti dhe përgjigje. (INA)



CLOSE
CLOSE
Pas