Aktualitet

Maqedonia pranon vaksinat anti-Covid nga Serbia, vaksinimi nis të mërkurën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 14/02/21 |
mapo.al

Maqedonia e Veriut ka siguruar 4680 doza të vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfize. Shteti dhurues është Serbia, dhe lajmi bëhet i ditur nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.





Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se procesi i vaksinimit do të nisë të mërkurën.


“Paketa prej 4680 vaksinave nga gjithsej 8000 është shprehje e zgjatjes së dorës miqësore për përkrahje dhe ndihmë për qytetarët e Maqedonisë, derisa të vijnë vaksinat që ne i kemi porositur” , – tha Zaev.




“Falënderoj presidentin Aleksandar Vuqiç për këtë gjest miqësor. Kjo krizë ka treguar se solidariteti është i rëndësishëm dhe se nuk ka kufij. Ne jemi plotësisht të përgatitur, vaksinat janë tashmë në rrugën e tyre për t’u vendosur në frigoriferët e duhur. Pas njoftimit të Pfizer të premten në mbrëmje, kemi punuar deri dje.


Lexo edhe :  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- Mbi 600 të infektuar, 47 viktima në 24 orë

Nënshkruam marrëveshjen trepalëshe, e cila ishte praktikisht një kusht që të ndodhte ky donacion nga Serbia. Vaksinat janë në vendin tonë sot. Procedura e rregullt në Agjencinë e Ilaçeve do të përfundojë nesër, pas së cilës vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësorë në klinikën modulare në Qendrën Klinike në Shkup ”, – u shpreh Filipçe.


2


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas